Laporta: Ishte gjithçka gati për rikthim

Futboll

Laporta: Ishte gjithçka gati për rikthim

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:11
Messi

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i ka treguar sakrificat që i ka bërë për ta rikthyer Leo Messin në “Camp Nou”.

Por, kur gjithçka ishte gati që diçka e tillë të ndodhte, ylli argjentinas e ndërroi mendjen dhe preferoi të shkonte përtej Atlantikut për t’iu bashkuar klubit amerikan, Inter Miami.

“Nuk dëshironim të na ndodhte ajo që kishte ndodhur më herët dhe iu thamë se kur ta zgjidhim punën me ‘fair-play’, do t’ju tregonim.

Më pas, kaloi një kohë, ishte bërë gjithçka gati, ishte kontrata e gatshme, por Jorge (babai dhe menaxheri i Messit) erdhi për të biseduar dhe na tha se kishte vendosur për të luajtur në Inter Miami pasi kishte kaluar sezone mjaft të vështira në Paris, ku ishte nën presion.

E në Miami do të kishte më shumë qetësi dhe do të mundë të mendonte edhe për Kombëtaren.

Edhe pse dëshironte të rikthehej në Barcelonë, nuk dëshironte ta kalonte edhe një vit kështu”, deklaroi Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat