Trajneri dhe kapiteni i Ludogorest janë të shokuar

Futboll

Trajneri dhe kapiteni i Ludogorest janë të shokuar

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:13
Pamje nga ndeshja

Ballkani ka bërë një mrekulli 

Ekipi i Ilir Dajës mundi pastër 2-0 Ludogorestin, një rival që ka jo pak histori në Europë. Bullgarët ishin të shokuar pas ndeshjes së humbur në Kosovë dhe këtë e kanë shprehur qartë në deklaratat e tyre.

“Atë për të cilën më shumë ishim stërvitur, nuk arritëm dot që ta zbatonim në ndeshje.

Ballkani krijoi më shumë raste për gol se ne. Ne nuk iu përgjigjëm dot agresivitetit të Ballkanit.

Nuk krijuam dot mundësi shënimi. Nuk kishte asnjë nënvlerësim nga ana ime.

Para se të niseshim për në aeroport, u thashë të tjerëve se Ballkani është ekip sekip luan futboll agresiv dhe sulmues.

Kemi një shans tjetër, fusha luajti një rol të madh, por nuk dua që të fillojmë me justifikime, nuk është e drejtë.

Në një fushë të shpejtë dhe të bukur me lojën tonë, ndeshja do të jetë komplet tjetër”,rioz dhe nuk duhet nënvlerësuar. Ky e tha kapiteni Despodov.

Nga ana tjetër trajneri i Ludogorest, Ivaylo Petev, ishte i shokuar: ”Më duhet që të shoh se çfarë shkoi keq.

Pas minutës 10, diçka na shkoi shumë keq.

Kemi bërë gabime jashtëzakonisht të rënda në luajtjen e topit. Ballkani kaloi në avantazh me meritë dhe ne ishim të ngadalatë. Një ekip si ky i yni nuk mund të pësojë gola të tillë, ndoshta pjesa e parë sot ishte një nga më të këqijat që kur unë kam qenë këtu”, tha Petev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat