Ancelotti akuzohet për mashtrim tatimor në Spanjë

Futboll

Ancelotti akuzohet për mashtrim tatimor në Spanjë

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:15
Ancelotti

Siç zbulohet nga “El Mundo”, trajneri italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti, akuzohet se ka fshehur një shumë prej 400 mijë eurosh nga të drejtat e tij të imazhit në vitin 2014, një vit pas fillimit të aventurës së tij të parë në Spanjë.

“Gjyqtari është duke përfunduar hetimin kundër trajnerit të Real Madrid dhe ka mbledhur provat që vërtetojnë fshehjen e dusa të ardhurave nga të drejtat e tij të imazhit gjatë mandatit të tij të parë në krye të klubit”, raporton “El Mundo”.

Kjo praktikë rezulton të jetë një fenomen i zakonshëm në futbollin spanjoll, por në të njëjtin tekst përmendet se Ancelotti del i pastër në hetimin tjetër nga policia financiare dhe autoritetet tatimore për fshehjen e të ardhurave shumë të mëdha në vitin 2015.

Në fakt, theksohet se tekniku italian kishte pranuar se këshilltarët e tij financiarë në atë kohë e çuan në vendime të gabuara dhe se kishte këshilla të këqija nga këshilltarët e tij tatimor në atë kohë.

Ky pranim do të bëjë që gjykata të vendosë një dënim me marrëveshje, i cili në thelb do të jetë një gjobë e rëndë monetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat