Bayern ndryshon mendje për Nubel

Futboll

Bayern ndryshon mendje për Nubel

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:17
Bayern

Bayern ndryshon mendje për Nubel!

Në dhjetor kërkohej si zëvendues i Manuel Neuer, por tani do të largohet. Bëhet fjalë për portierin 26-vjeccar të Bayern Munich, Alexander Nubel, i cili pas 2 sezonesh në huazim te francezët e Monaco është rikthyer në “Allianz Arena”, mirëpo jo për shumë kohë.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja gjermane, “BILD”, Nubel nuk është lejuar të kryejë ekzaminimet e zakonshme mjekësore para rinisjes së “aventurës” së tij bavareze dhe tashmë “shtatlarti” shihet larg kampionëve të Bundesliga.

Për “gardianin” gjerman interesohet skuadra e Stuttgart, mirëpo në ccfarë do lloj situata bordi i Bayern ka vendosur, që në kontratën e shitjes, të vendosë një klauzolë, që i lejon ata të blejnë sërish kartonin e Nubel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat