Bashkëshortja e Van Der Sar jep informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore

Futboll

Bashkëshortja e Van Der Sar jep informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:33
Van Der Sar

Më e keqja ka kaluar për portierin holandez Edwin Van Der Sar.

Ky i fundit pësoi një goditje, teksa ndodhej me pushime në Kroaci dhe u dërgua menjëherë në repartin e terapisë intensive.

Por kur ka kaluar thuajse një javë nga momenti kur u shtrua në spital, bashkëshortja e tij, Annemaria ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore, duke qetësuar fansat dhe miqtë e ish-portierit të njohur holandez.

“Është ende në repartin e terapisë intensive, në gjendje të stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Sa herë që hyjmë në dhomë, komunikojmë me të dhe mjekët na kanë thënë se më e keqja ka kaluar tashmë”, u shpreh bashkëshortja e holandezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat