Zyrtare: Victor Roque, lojtar i Barcelonës

Futboll

Zyrtare: Victor Roque, lojtar i Barcelonës

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 13:16
Victor Roque

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Barcelona e ka konfirmuar marrëveshjen me Athletico Paranaense për transferimin e Victor Roques.

Roque pritet t’i bashkohet Barcelonës në sezonin 2024/25, dhe jo për sezonin e ri 2023/24.

Po ashtu, ylli brazilian do të nënshkruajë kontratë afatgjate me klubin, e cila do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në fund të sezonit 2030/31.

Në kontratën e Roque, Barça ka përfshirë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurove.

“Mbreti i tigrave ka mbërritur në Barcelonë”, ishte përshkrimi i Barçës në videon ku e bëri zyrtare transferimin e Roques.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat