Çfarë kërkon Gjilani në Luksemburg?

Futboll

Çfarë kërkon Gjilani në Luksemburg?

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:02
Klodian Duro

Gjilani do ta zhvilloj ndeshjen e parë në rrethin e parë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës Progres Niederkon.

Dueli i parë mes dy skuadrave zhvillohet të enjten në Luksemburg me fillim nga ora 19:30.

Trajneri i Gjilanit, Klodian Duro është prononcuar për faqen zyrtare të klubit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Konferencës përballë ekipit Progres Niederkon nga Luksemburgu.

Tekniku i kuqebardhëve ka theksuar ndër të tjerash se ekipi është gati për këtë ballafaqim dhe se futbollistët e tij do të japin gjithçka nga vetja për kualifikimin.

“Duam që të lëmë gjurmë në Europa Conference League.

Gjatë gjithë kësaj kohe futbollistët janë stërvitur shumë mirë dhe kemi bërë gjithçka siç duhet për të qenë sa më të plotë dhe gati për ndeshjen”.

“Jam shumë i bindur që futbollistët do të japin gjithçka dhe do të lënë shpirtin në fushë për klubin në radhë të parë, për tifozët dhe gjithë qytetin e Gjilanit”.

“Jam shumë i kënaqur me gjithçka që kam gjetur te Gjilani dhe do të dhurojmë gjithçka për t’u kualifikuar në rundin tjetër”.

“Duhet të bëjmë një ndeshje të zgjuar nesër nga ana taktike për të hedhur një hap të sigurt dhe për ta bërë të mundur kualifikimin në ndeshjen e kthimit në Prishtinë më 20 Korrik”, deklaroi Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat