Dinamo ankohet në FFK: Kjo është padrejtësi, jemi të tronditur!

Futboll

Dinamo ankohet në FFK: Kjo është padrejtësi, jemi të tronditur!

Nga: K.G. Më: 13 korrik 2023 Në ora: 00:05
Dinamo

Dinamo e Ferizajt, debutues në Ligën e Parë të Kosovës, ankohen në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Cila është arsyeja që ankohen dinamovitët?

Pse janë të tronditur?

Ankese ndaj Federatës së Futbollit për ndarjen padrejtësisë të shortit në ligën e parë.

Me këtë letër duam të shprehim indinjatën dhe zhgënjimin tonë pas ndarjes së  padrejtë të shortit nga ana e Federatës së Futbollit.

Klubi i futbollit Dinamo, paraqet një ankesë zyrtare për këtë veprim të pandershëm që na ka prekur. 

Jemi të tronditur të kuptojmë se shorti i hedhur sot është bërë në kundërshtim me rregulloren e FFK-së.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave tona si klub, e cila nuk mund të pranohet dhe kërkon një përgjigje të menjëhershme. 

Si klub, kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme dhe kemi investuar shumë në përgatitjen dhe zhvillimin e skuadrës sonë për të marrë pjesë në grupin B aty ku edhe na takon sipas rregullores së FFK-së, ku neni 3 e thotë qartë dhe kjo i bie që skuadra FC Vushtrria skuadër e cila është pjesë e regjionit të Mitrovicës të garoj në Gr-A. Ndaj, është e pafalshme që Federata e Futbollit të shkelë të drejtat tona. 

Kërkojmë që Federata e Futbollit të rishikojë menjëherë këtë vendim dhe të na japë sqarime të plota rreth arsyetimit dhe procedurës së ndarjes së shorteve në grupe. Ne si Klubi FC Dinamo kemi të drejtën e barabartë për të qëndruar në këtë grup (B) dhe të garojmë në kushte të barabarta me ekipet e tjera. 

Klubit FC Dinamo, nuk do të heq dorë nga lufta për të mbrojtur të drejtat tona dhe për të kërkuar drejtësi. Kërkojmë që Federata e Futbollit të rregullojë këtë situatë në mënyrë të menjëhershme dhe të sigurojë që drejtësia të bëhet përmbushje për Klubin FC Dinamo”, ankohet Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat