Dukagjini debuton me fitore në garën evropiane  

Futboll

Dukagjini debuton me fitore në garën evropiane  

Nga: K. Goca Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:05
Pamje nga ndeshja

Dukagjini i Klinës ka debutuar me fitore në garat evropiane përkatësisht në Conference League.

Futbollistëve të Dukagjinit iu shpërblye angazhimi me fitore në sfidën e parë.

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj FC Europa nga Gjibraltari.

Image

Dukagjini

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në minutën e 30-të, Bujar Shabani nga rreth 18-19 metra me goditje volej ka realizuar supergol në këndin e majtë të portierit Marcos Zappacosta.

Gëzimi nuk ka zgjatur shumë, pasi që mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 45+6.

Futbollisti Jesus Pozo brenda 16-shit, shkëputet më së larti duke goditur me kokë topin dhe shënoi në këndin e epërm për 1:1.

Dukagjini pati shumë më shumë nga loja dhe kjo ka rezultuar me fitore në minutën e 90+5.

Futbollisti Iljasa Zulfiu futet në 16-sh dhe me një goditje nga rreth 12-13, paksa topi i devijuar ka parabolluar portierin rival duke u futur topin në këndin e epërm të djathtë, 2:1.   

Ardin Dallku u ndëshkua me karton të kuq në fund të sfidës.

Pas një jave do të zhvillohet takimi i kthimit, ku Dukagjini do ta kërkojë fitore edhe në konak të FC Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat