Bonucci përjashtohet nga skuadra e Juventusit

Futboll

Bonucci përjashtohet nga skuadra e Juventusit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 21:55
Bonucci

Historia e mbrojtësit Leonardo Bonucci te Juventusi ka marrë fund.

Sipas Fabrizio Romano, Juventus ka marrë një vendim për të ardhmen e Leonardo Bonuccit në skuadër.

Sipas gazetarit, mbrojtësi italian nuk shihet më si pjesë e projektit të klubit dhe është larguar nga skuadra kryesore.

Më herët u raportua se Juventus tashmë ka vendosur për lojtarin që do të mbajë shiritin e kapitenit sezonin e ardhshëm, duke ja besuar Danilos.

Bonucci bëri 502 paraqitje për Juventusin, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 10 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat