Arslan: Njëjtë do të luajmë edhe në Shkup

Futboll

Arslan: Njëjtë do të luajmë edhe në Shkup

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 00:23
Pamje nga ndeshja

Pas fitores në ndeshjen e parë të raundit të parë të Ligës së Konferencës, është paraqitur në pres konferencë trajneri i Shkupit Cihat Arslan, i cili u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur më ndeshjen në fjalë, ku ekipi i tij fitoi me rezultat 5-0.

“Sigurisht  se nuk e kemi pritur një fitore kaq të lartë, por kemi punuar për atë dhe duhet thënë se kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare, ndërsa Hegelmann deri më tani ka luajtur më shumë se 20 ndeshje zyrtare, por disiplina në fushë dhe golat që erdhën në kohë shumë të mirë dhe futbollistin e veçantë që kemi në ekip, e në veçanti disiplina e lojtarëve.

Dua t’ju falënderoj para se gjithash, e në veçanti ekipin e Hegelmann dhe bordin e tyre, të cilët që nga momenti kur kemi zbritur nga avioni janë përkujdesur për ne dhe ne u ndjemë si në shtëpi.

E dyta është se edhe unë kisha problem me vizën, por duke falënderuar ambasadën Lituaneze në Ankara, unë sot jam këtu me klubin.

Është një vend shumë i mirë, me njerëz të mirë.

Ne nuk do ta mbajmë mend këtë vend për rezultatin, por asnjëherë nuk do ta harrojmë se u ndjemë si në shtëpinë tonë dhe ne do tu presim njëjtë ju në vendin tonë.

Ndonjë herë humbë e ndonjë herë fiton, nuk është shumë me rëndësi, por ndjenja është shumë më e rëndësishme se të gjitha këto.

I uroj ekipit të Hegelmann gjithë të mirat, pasi është hera e parë që janë në këtë garë, andaj uroj që viteve tjera dhe në të ardhmen të arrijnë suksese sa më të mëdha.

Do të jemi të gatshëm për ndeshjen e dytë, ashtu sikurse u përgatitët për këtu. Do të luajmë për të respektuar gjithkënd, pra do të jemi gati për ndeshjen e dytë, sikurse për të parën. Të jemi serioz në fushë me disiplinë sikurse kishim sot.

Nëse do ta luanim këtë ndeshje dhjetë herë, nuk do të kishim këtë rezultat 5-0, pra këto ndeshje janë gjithmonë specifike, çdo herë mundë të ndodhë diçka ndryshe.

Mendoj se skuadra Hegelmann ka një përgatitje të lartë fizike dhe është shumë e disiplinuar dhe mundë të jetë një ekip i mirë në kampionatin tonë”.

Sfida e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme, ku ekipi shqiptar duhet të tregojë edhe një herë se ky rezultat nuk ishte i rastësishëm, se ekipi ka punuar dhe është përgatitur mirë për ndeshjet evropiane.

Ndeshja Shkupi – Hegemlann do të luhet me 20 korrik, në stadiumin e qytetit në Shkup, me fillim në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat