Ten Hag ka disa fjalë

Futboll

Ten Hag ka disa fjalë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 01:20
Ten Hag

Harry Maguire ka qenë kapiteni i United që nga janari 2020, por mbrojtësi anglez ishte jashtë për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, me Bruno Fernandes që mbante shiritin në vendin e tij.

I pyetur nëse do ta linte skuadrën të vendoste për kapitenin e ekipit, trajneri holandez Erik ten Hag u përgjigj: “Jo, nuk e lë dhomën e zhveshjes të votojë. Është në dorën time”.

Maguire është efektivisht qendërmbrojtësi i pestë i United, pas Lisandro Lopez, Varane, Lindelof dhe Shaw.

Sipas asaj që raportoi “The Athletic” muajin e kaluar, megjithëse Maguire dëshiron të luftojë për vendin e tij, United dëshiron ta shesë.

Ndërkohë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka paralajmëruar se rrezikon të humbasë vendin e tij në kombëtare nëse nuk merr minuta të qëndrueshme në nivel klubesh.

Përveç Fernandes, shiritin në krah e mbante edhe De Gea, i cili tashmë nuk është më portieri i “djajve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat