Rice te Arsenali, Moyes: Ju po thoni që është punë e kryer, por ende nuk është

Futboll

Rice te Arsenali, Moyes: Ju po thoni që është punë e kryer, por ende nuk është

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:24
David Moyes dhe Declan Rice

Trajneri i West Hamit, David Moyes si duket ka mbetur i nervozuar me punën e transferimit të Declan Rice te Arsenali.

Arsenali dhe West Hami thuhet se kanë rënë dakord për transferimin e Rice, për një tarifë transferimi që prek shumën e 122 milionë eurove dhe gjashtë milionë euro të tjera në formë bonuseve.

Por pavarësisht se të dy klubet kanë arritur marrëveshje, Arsenali ende nuk e ka bërë zyrtare transferimin e Rice.

Kjo gjë e ka lënë të nevrikosur trajnerin e West Hamit, David Moyes.

“Kam qenë duke dëgjuar ‘Sky’ dhe po marrë lajmet nga ta. Unë nuk di asgjë për të. Ju gazetarët duket se dini më shumë për të se unë, dhe i merrni lajmet më shpejtë se unë”, tha Moyes.

“Kështu që, unë jam i lumtur të dëgjojë se çfarë po thoni ju. Deri sa të përfundojë, ne nuk mund të planifikojmë asgjë. Ne do të presim dhe do të shohim se çdo të ndodhë. Mendoj se ju e thatë para dy javësh se është punë e kryer por ende nuk është kryer”, shtoi më tej Moyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat