Romeu është njohje e vjetër e katalanasve

Futboll

Romeu është njohje e vjetër e katalanasve

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 12:55
Oriol Romeu

Barcelona është afër një marrëveshje për të nënshkruar me lojtarin e Gironas, Oriol Romeu.

Romeu është njohje e vjetër e katalanasve pasi ka dalë nga akademia e spanjollëve.

Kampionët e Spanjës e shohin lojtarin si zëvendësuesin ideal të Sergio Busquets. Ish-mesfushori i Southamptonit do të bëhet nënshkrimi i katërt i Barcelonës gjatë verës pas Ilkay Gundogan, Vitor Roque dhe Inigo Martinez.

Futbollisti është një dëshirë edhe e trajnerit Xavi, që u ka kërkuar drejtuesve të klubit, afrimin e Romeu-t në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat