Trezeguet kritikon: Ky është problemi i futbollit francez

Futboll

Trezeguet kritikon: Ky është problemi i futbollit francez

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 15:31
Trezeguet

David Trezeguet e njeh talentin dhe, me ndershmërinë intelektuale që e dallon, nuk iu shmang një komenti për lamtumirën e Leo Messit nga Paris Saint Germain dhe Franca, për te Shtetet e Bashkuara (Inter Miami).

Duke lënë mënjanë çdo lloj qëndrimi thjesht patriotik, Trezeguet nuk e ka fshehur hidhërimin e tij për faktin se Ligue 1 ka humbur një kampion të kalibrit të Messit. Fjalët e Trezeguet për ESPN Argentina kanë bërë shpejt xhiron e botës.

Trezeguet mbrojti Messin: “Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin dhe, për rrjedhojë, nuk e ka kuptuar kurrë Messin. Ardhja e tij në Ligue 1 ishte një mundësi për ta bërë një kampionat më pak tërheqës më shumë tërheqës se Premier League,  Serie A, La Liga dhe unë do të thoja edhe se Bundesliga”.

Po kjo nuk ka nodhur: “Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin e Messit. Një djalë që ndryshon hierarkitë në të gjitha nivelet e futbollit, duke të garantuar një rikthim për sa i përket imazhit dhe prestigjit si pak të tjerë.

“Ligue 1 rrallëherë ka pasur mundësinë të përfshijë një lojtar të këtij nivele. Unë, Henry, Dugarry dhe Lixaraxu, të cilët kanë një histori, jemi kritikuar ashpër për mbrojtjen e Messit. Faji ynë? Pasi kemi mbajtur anën e talentit dhe të magjisë së futboll”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat