Espanyol nxjerr në shitje Keidi Baren

Futboll

Espanyol nxjerr në shitje Keidi Baren

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:40
Keidi Bare

Rënia në ligën e dytë spanjolle ishte një dramë sportive për Espanjolin. Sezoni zhgënjyes i shkaktoi probleme të mëdha edhe arkave të klubit.

Skuadra nga Barcelona tashmë është në krizë të vërtetë financiare dhe kjo e ka detyruar të shesë disa prej yjeve të ekipit.

Në merkato ka përfunduar edhe mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare, që vetëm pak javë më parë cilësohej i paprekshëm, pasi ishte pjesë thelbësore e projektit.

25-vjeçari kuqezi ka kontratë deri në vitin 2025 dhe te Espanjol duan ta shesin, që mos ta humbasin me parametër zero në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat