Legjenda Figo këshillon ish-skuadrën

Futboll

Legjenda Figo këshillon ish-skuadrën

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:11
Figo e Mbappe

Ish-lojtari i Barcelonës dhe i Realit të Madridit, Luis Figo,ka qenë i qartë në lidhje me situatën e sulmit te “los blancos”.

Largimi i kapitenit Karim Benzema ka krijuar një boshllëk në sulm. Dhe sipas portugezit, Realit të Madridit i nevojitet më shumë se kurrë një numër 9, i denjë të zëvendësojë Benzemanë.

Mendimin e tij Luis Figo e ka shprehur gjatë një interviste të dhënë për gazetën spanjolle “AS”, ku veç të tjerave ka folur edhe për çështjen e racizmit në Spanjë dhe veçanërisht trajtimin ndaj Viniciusit.

Lidhur me thirrjet kundër Viniciusit në Valencia-Real Madrid, si e përjetuat ndeshjen dhe çfarë mendonit për ngjarjet që ndodhën?

Këto janë situata që nuk kanë lidhje me sportin, nuk duhet të ekzistojnë në sport. Për fat të keq, në futboll, shumë herë lejohet të kalosh në fyerje të çdo natyre.

Futbolli është i vetmi sport në të cilin normalizohet ky lloj ofendimi. Në këtë rast organet kompetente duhet të ashpërsojnë ligjet kur ndodh diçka e tillë.

A është Spanja një vend racist?

Jo, nuk mendoj kështu. Është një valë e tërë reagimesh. Unë mendoj se nuk mund të globalizohet një vend sepse ka njerëz që nuk kanë arsim. Është e padrejtë që përgjithësohet.

Duke folur për Realin e Madridit, si e vlerësoni tregun e transferimeve deri tani?

Klubi ka zgjedhur një profil të caktuar lojtarësh që na mbetet vetëm të presim sezonin për të analizuar nëse kanë funksionuar apo jo. Bellingam është një lojtar i madh, ata kanë nënshkruar me shumë të rinj. Ata kanë ndjekur një politikë për të nënshkruar me lojtarë të rinj shumë të talentuar.

Do të shohim nëse do të nënshkruajnë me një sulmues, sepse jam i bindur se kam nevojë për një të tillë. Nuk e di nëse e presin Mbapenë apo jo.

Mendoni se duhet të kërkojnë të gjejnë një numër 9 në këtë dritare transferimesh?

Kështu mendoj, duhet ta gjejnë. Benzema ishte një lojtar që garantonte shumë gola në vit dhe nëse ai nuk është më aty, dikush do të duhet të kompensojë atë.

Reali ka piketuar Mbapenë për këtë pozicion, por çështja është se deri më tani situata në lidhje me francezin është e paqartë. Të presim se çfarë do të ndodhë deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat