Marrëveshja për 20 milionë euro

Futboll

Marrëveshja për 20 milionë euro

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:22
Tijjani Reijnders

Tijjani Reijnders mund të konsiderohet një lojtar i ri i Milanit.

Kuqezinjtë kanë gjetur marrëveshje me AZ për transferimin e mesfushorit holandez te Milani, i cili do të bëhet përforcimi i pestë i verës, pas Sportiello, Romero, Loftus-Cheek dhe Pulisic.

Përcaktuese ka qenë rinisja e negociatave nga Milani, i cili pas disa ditë nglmimi ka kënaqur AZ.

Ashtu siç ishte i kënaqur edhe vetë Reijnders, i cili prej disa kohësh kërkonte të largohej nga “Eredivisie” dhe të luante në Itali.

Milan dhe AZ po punojnë për të zgjidhur detajet e fundit burokratike, pastaj do të jetë koha për “tymin e bardhë”. Reijnders mund të mbërrijë në Itali të hënën për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij.

20 milionë euro, plus bonuse. Kjo është oferta e dërguar nga Milani tek AZ në orët e fundit dhe e pranuar nga klubi i Alkmaar. Reijnders, nga ana tjetër, po përgatitet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë (i skadon më 30 qershor 2028) për 1.7 milionë euro neto në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat