Dinamo publikon dokumentacionin, përgënjeshtron FC Ferizajn: Klubi ynë, i akuzuar pa të drejtë për thyerjen e dyerve

Futboll

Dinamo publikon dokumentacionin, përgënjeshtron FC Ferizajn: Klubi ynë, i akuzuar pa të drejtë për thyerjen e dyerve

Nga: K. G. Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:01
Dokumenti i Dinamos

Në orën e mbrëmjes së djeshme, klubi i futbollit Ferizaj – femrat, ka reaguar, sipas këtij klubi, iu është marrë dhunshëm zhveshtorja nga Dinamo – meshkujt.

Dinamo ka reaguar me këtë rast duke dëshmuar dokumentacionin e tyre dhe përgënjeshtruar FC Ferizajn – femrat.   

“Klubi ynë, FC Dinamo, i akuzuar pa të drejtë për thyerjen e dyerve të zhveshtorëve.

Image

Dokumentacioni i Dinamos

FC Dinamo është një klub i njohur për integritetin e tij dhe respektin ndaj rregullave dhe vlerave sportive.  

Neve si çdo klubi tjetër në komunë na është caktuar hapësira për shfrytëzim për nevoja të zhvillimit të aktiviteteve tona sportive. 

Përkundër që ne garojmë qe dy vite në gara kampionale deri tani nuk na është caktuar asnjë hapësirë në stadium dhe ne e kemi respektuar një vendim të tillë. 

Është për keqardhje një reagim i tillë të vije nga FC Ferizaj në momentin që klubit tonë pas dy viteve ju përcaktohet një hapësirë minimale për operim. 

Është ironike edhe fakti qe reagimi vjen nga klubi që ka uzurpuar hapësirat në stadium në kundërshtim me ligjet për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe përkundër kësaj ne prapë me mirësjellje kemi pritur vendimet komunale për një hapësirë minimale për nevojat tona”, reagon Dinamo.

Më tej nga dinamovitët janë të habitur me reagimin e shëmtuar të Ferizajt – femrat.  

“Prandaj postimet e djeshme nga FC Ferizaj ishin akt i shëmtuar sepse pa asnjë bazë atakoi klubin tonë duke i dhënë një ngjyrë dhe imazh të keq në radhë të parë FC Dinamo e pastaj gjithë sportit ferizajas. 

Në këtë postim ne po prezantojmë edhe vendimin që kemi marr për shfrytëzim të hapësirës dhe ftojmë FC Ferizajn të prezantoj dokumentacionet valide që hapësira ka qenë e tyre. Ne jemi duke renovuar zyrën e përcaktuar me vendim, vajzat e klubit FC Ferizaj me vendimin e ri kane zyre tjetër dhe duhet të bartin pajisjet në zyrën e përcaktuar, kaq.

Përndryshe ne nuk jemi të interesuar për vëmendje mediatike dhe konsiderojmë që çdo çështje diskutabile nuk duhet të drejtohet publikut pa tentu zgjidhje brenda nesh ose para organeve gjegjëse apo edhe më keq kur ne e kemi zgjidhur këtë çështje në takimet tona me drejtorin përkatëse dhe pastaj të manipulohet opinioni sikur ka probleme.

Sidoqoftë ne ftojmë organet kompetente që të hulumtojnë rastet e uzurpimit të hapësirave sportive dhe të nxjerrin para opinionit uzurpuesit e vërtetë”, ka përfunduar reagimi i FC Dinamos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat