Silva harron ofertat nga PSG e Arabia Saudite

Futboll

Silva harron ofertat nga PSG e Arabia Saudite

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:42
Silva

“Mundo Deportivo” bën të ditur se Bernardo Silva momentalisht nuk po i mendon ofertat nga Paris Saint-Germain dhe klubet e Arabisë Saudite.

Silva vazhdimisht është në qendër të vëmendjes, ku po kërkohet me ngulm nga PSG, ndërsa ka edhe një ofertë prej 50 milionë eurosh në vit nga Arabia Saudite.

Por, si duket këto oferta nuk po i bëjnë përshtypje yllit portugez.

Thuhet se Silva momentalisht nuk po mendon për ofertat e PSG-së dhe Arabisë Saudite, pasi që fokusi i tij është të sigurojë një lëvizje te Barcelona.

Barcelona është prioriteti kryesorë i Silvas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat