Shkupi ndeshjen e kthimit me Hegelman do ta luajë në mbrëmje

Futboll

Shkupi ndeshjen e kthimit me Hegelman do ta luajë në mbrëmje

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:47
Shkupi

Shkupi ndeshjen e kthimit me Hegelman në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës do ta luaj me 20 korrik në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 21:00.

Të njejta i ka konfirmuar sot UEFA, duke përcaktuar edhe arbitrat për këtë sfidë, ku konfirmohet kualifikimi për në raundin e dytë.

Ndeshja do të drejtohet nga arbitra të Irlandës së Veriut, me kryesorin Tim Marshall, ndihmësit Andrew Nethery dhe John Doherty, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Shane Andreës.

Gjatë 12 muajve të fundit Tim Marshall ka ndarë drejtësinë në 18 ndeshje të Ligës më të mirë të Irlandës së Veriut. Përveç kësaj, ai ka qenë zyrtari i katërt 23 herë. Gjatë kësaj periudhe ai ka ndarë 8 kartonë të verdhë me normë 0.44 për ndeshje, duke mos nxjerrë asnjëherë nga gjepi kartonin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat