Ramos në bisedime me klubin befasues jashtë Evropës

Futboll

Ramos në bisedime me klubin befasues jashtë Evropës

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:07
Ramos

Sergio Ramos është në bisedime të avancuara me Flamengon, raporton TyC Sports.

Legjenda e Real Madridit ka qenë pa klub që kur kontrata e tij me PSG skadoi në qershor.

Ai ka qenë i lidhur me lëvizjet në Arabinë Saudite, MLS dhe madje edhe klubin e tij të fëmijërisë Sevilla.

Tani mediat po pretendojnë se mbrojtësi 37-vjeçar po mendon një transferim në Brazil.

Përsa i përket Flamengos, skuadra e Rio de Zhaneiros pritet të bëjë një ofertë zyrtare për mbrojtësin në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat