Lautaro: Ka ende hidhërim për Stambollin

Futboll

Lautaro: Ka ende hidhërim për Stambollin

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:54
Lautaro

Ai ishte ndër më të vlerësuarit në pritjen e tifozëve në Pinetina, kur skuadra zikaltër filloi përgatitjet e sezonit të ri. Po kështu, argjentinasi është kandidat për t’u bërë kapiten i Interit, pas lamtumirës së Marcelo Brozovic.

Po flasim për Lautaro Martinez, i cili u fokusua në objektivat e radhës të klubit milanez.

“Ne jemi gati për këtë sezon, me synime të reja. Shpresojmë të bëjmë më të mirën, siç përpiqemi të bëjmë gjithmonë, – tha argjentinasi për “Inter TV”. – Niveli është ngritur në çdo gjë, e kemi çuar Interin në majë dhe sot është normale që pritet diçka më shumë nga ne, për këtë duhet të jemi gati, të përgatitemi mirë në këtë parasezon për ta filluar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Lautaro, i cili shpresonte të ruante duetin e artë sulmues me Lukakun (Lu-La) analizon sezonin e kaluar: “Jam i lumtur, sepse pavarësisht nga ai problem që kam pasur gjithmonë me kyçin tim, zhvillova një sezon të plotë.

Ky është një burim i kënaqësisë së madhe për mua, sepse do të thotë se kam punuar shumë dhe jam kujdesur maksimalisht për gjithçka që ka luajtur Interi.

Ne arritëm në fund të të gjitha garave dhe jam i lumtur, sepse i dhashë klubit një dorë, ndihmova shokët e skuadrës dhe stafin.

Ka ende pak hidhërim se si përfundoi finalja e Stambollit, por tani të gjithë presin shumë nga ne.

Tifozët sigurisht që janë të lumtur dhe krenarë për atë që kemi bërë. Duhet të përpiqemi gjithmonë të përmirësohemi çdo ditë. Unë jam shumë i uritur për të fituar.

Duhet të përgatitemi mirë dhe t’ua transmetojmë këtë frymë të rinjve, sepse gjithmonë duam t’iu shkojmë deri në fund garave ku marrim pjesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat