Mbappe kushtëzon

Futboll

Mbappe kushtëzon

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 13:56
Mbappe

PSG tashmë ka komunikuar se 24-vjeçari nuk dëshiron ta rinovojë kontratën e tij. Kylian Mbappé është në treg, por ka vetëm një klub që mund të nënshkruajë me të.

I njëjti klub vlerësohet si zgjidhja e vetme në rast largimi të sulmuesit francez: Real Madridi.

Drejtuesit parizienë duan 200 milionë euro.

Edhe brenda filozofisë së Florentino Perez, ky shpenzim është sigurisht i tepërt, duke qenë se ai ka shpenzuar tashmë 130 milionë euro në këtë merkato. Mbappé, pra, sjell me vete edhe një kosto financiare mjaft të lartë.

Megjithatë, Real Madridi, i djegur nga transferimi i munguar një vit më parë, e dëshiron shumë atë, i bindur se mund të amortizojë çmimin e Mbappe, duke ndërtuar një super skuadër, si “markë” që mund të monopolizojë tregun botëror të futbollit. Tashmë, përveç aspektit teknik, klubet kanë prioritete të quajtura marketing dhe “merchandising”.

Megjithatë, në rast të largimit të sulmuesit francez, PSG-ja, që tashmë ka humbur Messin, do të duhet të fokusohet te një sulmues i nivelit të lartë. Përveç Harry Kane, i cili duket i destinuar për Bayern Munich, merkato botërore ofron dy lojtarë veçanërisht tërheqës të Serie A.

Njëri është Victor Osimhen, të cilin De Laurentiis, pavarësisht bisedimeve për rinovimin, nuk do të kishte probleme të mëdha për ta shitur nëse do të vinte vërtet një ofertë monstruoze.

Presidenti i Napolit kërkon diçka afër 200 milionë euro dhe është e vështirë të mendohet se PSG mund të shpenzojë të njëjtën shumë të mbledhur nga shitja e Mbappe.

Prandaj, hipoteza e Vlahovic duket më e mundshme. Para së gjithash për çmimin, mes 70 dhe 80 milionë euro, dhe më pas sepse serbi është në fakt në treg.

Nga kjo shifër, Giuntoli mund të marrë “thesarin” e nevojshëm për të arritur te një sulmues që mund të bëjë diferencën. Romelu Lukaku do të zgjidhej, por vullneti i lojtarit dhe dialogu i vazhdueshëm, mes ofertave dhe kërkesave, mes Interit dhe Chelsea, nuk e lehtësojnë përfundimin pozitiv të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat