Barcelona “ndan mendjen”

Futboll

Barcelona “ndan mendjen”

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:49
Busquets

Drejtuesit e Barcelonës dhe trajneri Xavi Hernandez e kanë vendosur.

Zëvendësuesi i Sergio Busquets do të jetë Oriol Romeu, futbollisti që ka dalë nga akademia e katalanasve dhe që në të kaluarën numëron vetëm një prezencë me ekipin e parë të blaugranave gjatë sezonit 2010/2011.

Mesfushori është aktualisht pjesë e Gironës në LaLiga dhe tashmë do të khehehet në skuadrën ku u rrit për t’u ngarkuar me një detyrë me shumë përgjegjësi si menaxhimi i mesfushës së Barcelonës.

Për të transferuar 31-vjeçarin, Barça do të shpenzojë 4.5 milionë euro, aq sa është përcaktuar edhe në klauzolën e Romeut në kontratën me Gironën.

Në fakt, dëshira e parë e Barcelonës në merkato ishte Marcelo Brozovic, por kroati preferoi milionat e sheikëve duke u transferuar te Al-Nassr dhe në këtë formë, katalanasve iu duhet të kënaqen me një zgjidhje “loë cost”. Megjithatë, duhet theksuar se Romeu në këto vite ka fituar mjaft eksperiencë, sidomos në Angli ku për shtatë vite ishte pjesë e Southampton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat