​Dy ndeshje të Ligës së Konferencës drejtohen nga gjyqtarë të Kosovës

Futboll

​Dy ndeshje të Ligës së Konferencës drejtohen nga gjyqtarë të Kosovës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Dy ndeshje të Ligës së Konferencës të planifikuara për këtë javë do të drejtohen nga gjyqtarë kosovarë.

Në ndeshjen midis Maltës dhe Domzhales së Sllovenisë, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 19:30, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati i cili do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndeshja tjetër midis Zimbru Chisinaut dhe La Floritës, e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00, do të drejtohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu.

Ai do të ketë si asistentë Edmond Zeqirin dhe Fatmir Sekiraqën, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Dardan Çaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat