Giggs lirohet nga akuzat për sulm ndaj ish-të dashurës

Futboll

Giggs lirohet nga akuzat për sulm ndaj ish-të dashurës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:39
Ryan Giggs

Ish-futbollisti i Manchester United dhe ish-trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, është liruar nga akuzat se ka sulmuar ish-të dashurën dhe motrën e saj.

Kjo vjen pasi akuzat u tërhoqën nga Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit.

Giggs, 48 vjeçar, ka mohuar gjithmonë akuzën për sulm dhe sjellje kontrolluese ose shtrënguese ndaj Kate Greville, 38 vjeçe dhe sulmin ndaj motrës së saj Ema.

Gjykatësi Hilary Manley tha se ai nuk ishte fajtor për të tri akuzat.

Juristët nuk kishin arritur të merrnin vendime pas më shumë se 20 orësh diskutimesh pas gjyqit të tij katër-javor në gusht të vitit të kaluar.

Giggs nuk ishte në gjykatë pasi gjyqtari kishte rënë dakord se nuk kishte nevojë të merrte pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat