Bamba zyrtarizohet te Celta Vigo

Futboll

Bamba zyrtarizohet te Celta Vigo

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 14:50
Bamba

Celta Vigo po punon për sezonin e ri, me skuadrën spanjolle që ka njoftuar nënshkrimin me Jonathan Bamba.

Ish-lojtari i Lille largohet kështu nga kampionati francez pas sezonit 2016-2017, 27-vjeçari ka firmosur një kontratë tre vjeçare, ndërsa është larguar nga Lille me parametra zero, pasi ai nuk gjeti gjuhën e përbashkët me skuadrën sa i përket rinovimit.

Nga mediet franceze ky transferim është konsideruar si një lëvizje surprizuese, kjo për faktin se në të kaluarën, Bamba ka pasur oferta shumë të rëndësishme dhe ai i refuzoj, ndërsa te Lille ai qëndroi 5 sezone dhe realizoi 29 gola në 200 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat