Dalin në shitje biletat për duelin Gjilani – Progres Niederkorn

Futboll

Dalin në shitje biletat për duelin Gjilani – Progres Niederkorn

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

SC Gjilani të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” luan sfidën kthyese në kuadër të kualifikueseve në Ligën e Konferencës kundër Progres Niederkorn.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në Luksemburg ishte mbyllur baras 2-2, dhe dueli kthyese që luhet në kryeqytetin e Kosovës, do të përcaktojë skuadrën e cila do të kalojë në rrethin e dytë të kësaj garë joshëse në Evropë.

Klubi i gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar se tashmë kanë dal në shitje biletat për këtë ndeshje, derisa çmimi do të jetë nga 2 deri në 10 euro.

 “Fillon shitja e biletave. Teatri i Qytetit në Gjilan Lindje 2 euro, Perëndim 5 euro, VIP 10 euro. Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme. SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitura nga pikat e autorizuara nga klubi”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Ndeshja Gjilani- Progres Niederkorn fillon në orën 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat