Sneijder tek Ajax?

Futboll

Sneijder tek Ajax?

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:56
Sneijder

Tension i lartë në klubin më të njohur në Holandë. Ajax kishte synimin të punësonte ish-yllin e Interit, Wesley Sneijder në stafin e vet teknik, si krahun e djathtë të trajnerit Sven Mislintat. Por reagimi i tifozëve të klubit të Amsterdamit ishte i shpejtë.

Ky skenar u vlerësua nga ultrasit si një provokim i vërtetë, madje nuk munguan kërcënimet për ish-lojtarin e njohur, që ishte bërë halë në sytë e ultrasve të Ajax pas përfundimit të karrierës.

Ardhja e ish-mesfushorit tek Ajax është krejtësisht e padëshiruar.

Tifozët nuk do ta falin atë që organizoi ndeshjen e lamtumirës nga futbolli në Utrecht, tri vite më parë, pavarësisht se nuk luajti kurrë për atë klub.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë: ky idiot nuk është i mirëpritur në klubin tonë, – shkruajnë ultrasit në e Ajax profilin e grupit ‘F-Side’. – Ia kemi bërë të qartë më shumë se tri vite më parë se ai nuk është një person i mirëpritur këtu.

Një situatë që ne e dënojmë. Një lojtar i madh i Ajax (Rinus Michels), një herë tha: Futbolli është luftë… Nëse vjen Sneijder tek Ajax, atëherë do të jetë vërtet luftë e jona me klubin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat