“Bileta” për në raundin e dytë të Champions League, formacionet zyrtare Struga - Zalgiris

Futboll

“Bileta” për në raundin e dytë të Champions League, formacionet zyrtare Struga - Zalgiris

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:15
Formacionet zyrtare Struga - Zalgiris

Struga-Zalgiris do të diskutojnë këtë të martë duke nisur nga ora 17:00 në stadiumin “Biljanini Izvori” biletën për në raundin e dytë të Champions League.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me barazimin 0-0, ndërsa sot ekipit të trajnerit Shpëtim Duro i duhet të marrë një fitore minimale për të vazhduar rrugëtimin në Champions.

Trajnerët kanë vendosur për formacionet si do e nisin këtë takim, me teknikun Duro që u ka besuar të njëjtëve emra si në ndeshjen e parë.

Në krahun tjetër, Zalgiris zbret me dy ndryshime në formacion. Ndryshe nga një javë më parë, sot e nis nga minuta e parë mesfushori Golubickas dhe sulmuesi Antal, me trajnerin Cheburin që ka ulur në stol dyshen Verbickas-Kazlauskas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat