Ish - prokurori Hajdari: Struga ka skuadër më të mirë se Zalgiris

Futboll

Ish - prokurori Hajdari: Struga ka skuadër më të mirë se Zalgiris

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:59
Shkëlqim Hajdari - i pari majtas

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, tifoz i Strugës, ka folur për “SuperSport” në prag të ndeshjes me Zargiris e vlefshme për kualifikimin në raundin e dytë të Champions League.

Ai u shpreh se Struga ka një skuadër më të mirë se Zalgiris, ndërsa shtoi se pavarësisht rezultatit që do merret sot, ku sezon do të mbetet në histori.

Struga: Unë jam këtu sot për të mbështetur Strugën. Kanë ndërtuar një skuadër fantastike, pasi ky klub e ka nisur nga zero, nga kategoritë më të ulëta dhe kjo skuadër prezantohet sot si ekipi kampion.

Rrugëtimi ekipeve shqiptare? Ballkani besoj do të shkojë shumë larg, ndërsa Struga ka një skuadër më të mirë se Zalgirisi, kjo u dallua edhe një javë më parë, por sot nuk ka vend për eufori dhe shpresoj të shkojë në raundin e dytë. Meritë ka edhe trajneri Duro, por edhe nëse eliminohet Struga ky sezon do të mbetet në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat