Kane mund të transferohet te Barcelona

Futboll

Kane mund të transferohet te Barcelona

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 19:43
Kane

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane mund të vazhdojë karrierën e tij në klubin spanjoll.

Kohët e fundit, disa klube, përfshirë Real Madridin, kanë marrë në konsideratë nënshkrimin e Kane në këtë merkato.

Për momentin Bayern është favorit, edhe pse ende nuk ka arritur marrëveshje me Tottenhamin.

Është e mundur që Kane të qëndrojë në Tottenham këtë verë, por nuk do të nënshkruajë një kontratë të re, duke e bërë atë një lojtar të lirë në 2024.

Në atë rast, Barcelona do të dëshironte ta nënshkruante me atë, sipas The Athletic.

Kane është i hapur për një lëvizje nga Anglia dhe Barcelona e sheh veten si një opsion tërheqës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat