Ky pritet të jetë formacioni i Ballkanit ndaj Ludogorets

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Ballkanit ndaj Ludogorets

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 10:25
Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta synojë sot të sigurojë biletën drejt raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi që ndeshjen e parë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri” e fitoi me rezultat solid 2:0, Ballkani sot luan ndeshjen e kthimit me Ludogorets, me synimin e vetëm të kualifikimit tutje në këtë garë.

Me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Huvepharma Arena” në Razgrad do të jetë nikoqir i përballjes së sotme me Ludogoretsit dhe Ballkanit.

Trajneri i kampionit kosovar, Ilir Daja tha mbrëmë se skuadra e tij nuk do ta nënvlerësojë kundërshtarin, por që do të aplikojë të njëjtën lojë sikurse në ndeshjen në Prishtinë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Ballkanin nuk do të paraqitet Albin Kapra, kurse te Ludogoretsi mungojnë Dinis Almeida, Denny Gropper, Anton Nedyalkov dhe Marcel Heister.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Ludogorets (4-3-3): Padt; Witry, Plastun, Russo, Heister; Show, Goncalves, Nonato; Despodov, Tissera, Vidal

Ballkani (4-3-3): Kolici; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emerllahu, Kuc, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat