Asnjë minutë për Kristjan Asllanin

Futboll

Asnjë minutë për Kristjan Asllanin

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:25
Pamje nga ndeshja

Interi ka mposhtur Luganon në miqësoren e parë të fazës përgatitore.

Zikaltrit triumfuan me rezultatin e pastër 3-0.

Sfida e luajtur në “Suning Training Center”, u zhbllokua në minutën e 15-të, më pas në të 40’ Sensi dyfishoi shifrat.

Kështu pjesa e parë u mbyll në avantazh të dyfishtë për Interin.

Ndeshja u vulos nga Esposito në minutën e 85-të.

Pjesë e miqësores ishte dhe blerja e re e Interit, mbrojtësi gjerman Jan Bisek. Ndërkohë, trajneri Simone Inzaghi nuk e ka aktivizuar fare futbollistin shqiptar, Kristjan Asllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat