Dukagjini arrin në Gjibraltar për të zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Europa FC

Futboll

Dukagjini arrin në Gjibraltar për të zhvilluar ndeshjen e kthimit ndaj Europa FC

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 13:58
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka arritur në Gjibraltar pas një udhëtimi të gjatë.

Skuadra klinase do të zhvillojë ndeshjen kthyese të rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës Europa FC.

Klinasit kishin fituar ndeshjen e parë me rezultat të ngushtë 2-1 falë golave nga Bujar Shabani dhe Iljasa Zulfiu.

Qëllimi i skuadrës së Armend Dallkut është të mos pësoj humbje dhe të kaloj në rrethin e dytë gë Ligës së Konferencës.

Ndeshja mes Europa FC dhe Dukagjinit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat