Barella “qan” largimet nga Interi

Futboll

Barella “qan” largimet nga Interi

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:46
Interi

Tregu i kushtëzuar nga nevojat buxhetore ka ndarë një nga çiftet më solide në historinë e futbollit. Me shitjen e Brozovic tek Al-Nassr, Nicolò Barella në fakt ka humbur shokun e një mijë betejave në mesfushën zikaltër. Megjithatë, zëvendëskapiteni aktual i Interit sot gjen pranë tij dikë që ka të gjitha karakteristikat e duhura për t’u bërë “alter-ego” e tij e re:

“Të rikthehesh këtu është gjithmonë një emocion dhe stimul i madh, – tha mesfushori Italian për “InterTV”. – Ishte e çuditshme të mos gjeja shokë të skuadrës që kanë qenë gjithmonë me mua në këto katër vite (përveç kroatit, janë larguar edhe Handanovic, D’Ambrosio, Cordaz, Gagliardini, Skriniar dhe Lukaku), por futbolli është i tillë.

Frattesi? Ai është lojtar i madh, pata mundësinë ta shihja edhe në kombëtare, ta ndiqja te Sassuolo. Kishim folur dhe e kisha komplimentuar. Jam i lumtur për të dhe që ka ardhur tek Interi, jam i sigurt se do të na japë një dorë të madhe”.

Pas një sezoni emocionues, po lind një Inter i ri, krejtësisht i ndryshëm, por po aq ambicioz: “Jemi gati për beteja të reja, me disa emra të mëdhenj dhe bashkëlojtarët e rinj që klubi ka vendosur t’i përfshijë në grupin tonë. Do të përpiqemi t’iu japim një dorë dhe jam i sigurt se të rinjtë do të na ndihmojnë.

Interi vjen i pari, do të përpiqemi të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë vitet e fundit, të krijojmë diçka të bukur mes nesh dhe me tifozët tanë.

Do të përpiqemi ta mbajmë Interin në nivelet për të cilat kemi luftuar shumë. Gjithmonë kam dashur të fitoj, ta ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme, qoftë me gola, asiste apo paraqitje. Objektivat e ekipit janë ato që kanë rëndësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat