Pse Lukaku është sulmuesi ideal për Alegrin?

Futboll

Pse Lukaku është sulmuesi ideal për Alegrin?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:58
Lukaku

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, e ka vendosur: dëshiron me çdo kusht në skuadër Romelu Lukakun.

Trajneri nga Livorno është ai që ka kërkuar në mënyrë eksplicite blerjen e “Big Rom”-it dhe është i gatshëm të sakrifikojë asete të vlefshme për ta pasur atë në qendër të sulmit.

Mes tyre, natyrisht është edhe Vlahoviç, me të cilin nuk ka lindur kurrë dashuria: serbi nuk i plotëson kërkesat e Alegrit, i cili dëshiron një sulmues të aftë për ta bërë repartin i vetëm kundër mbrojtjeve të tëra. Në mendjen e Maksit, Romelu është pika e daljes së një manovre të shpejtë sulmuese.

Belgu, 194 centimetra, me rreth 95 kilogramë, është ndër lojtarët më të fuqishëm në Europë. Pesha e tij ishte shumë e rëndësishme në Interin e Kontes, ndonëse nuk duhet harruar se italiani luante me një modul të ndryshëm nga Juventusi i Alegrit në sezonin e fundit. Me Interin në sezonin 2020-‘21 ishte shumë i rëndësishëm në daljen me shpejtësi nga mbrojtja në sulm, në topin në këmbë dhe sulmet e dendura në zonën kundërshtare.

Ai sezon u konkretizua me më shumë se 10 pasime për gol, një tregues mjaft i mirë për një sulmues dhe për të cilin ka shumë nevojë Juventusi. Ndonëse Alegri luan me një stil ndryshe, një trajner i aftë si ai nuk i pengon atij të ndërtojë një skuadër që t’i përshtatet belgut, apo të studiojnë metoda të reja për të shfrytëzuar prepotencën e tij fizike. Një arsye më shumë përse Alegri kërkon Lukakun, është se marrëdhënia me Vlahoviçin nuk ka qenë kurrë e mirë: po flasim për personazhe të komplikuara dhe të ndryshme.

Përfshirja e serbit te Juventusi nuk shkoi mirë, pavarësisht disa momenteve të izoluara klasi të shfaqura nga serbi. Ndaj, Alegri është gati të sakrifikojë Vlahoviçin për t’i bërë një vend në formacion Romelu Lukakut. PSG-ja e dëshiron serbin, por kërkesa e Juves është shumë e lartë.

Bardhezinjtë duan 90 milionë euro dhe Maksi e ka bërë zgjedhjen e tij: Lukaku do të jetë sulmuesi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat