Gjyqtari Orsato: Zanettin gjithmonë e kam respektuar

Futboll

Gjyqtari Orsato: Zanettin gjithmonë e kam respektuar

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 15:33
Orsato

Daniele Orsato ka hapur sirtarin e kujtimeve. Gjyqtari ekspert italian, duke folur për “Corriere del Veneto”, tregoi shumë anekdota që lidhen me karrierën e tij si gjyqtar kryesor. Për më tepër, duke mos e fshehur se ka një lojtar të preferuar.

“Cristian Maggio. E njo prej shumë vitesh, ai ka shkuar në të njëjtën shkollë me mua. Ai është simboli i respektit dhe edukimit.

Gjithashtu gjithmonë kam admiruar Javier Zanettin, një kampion të cilit nuk e shqetësonte asnjëherë gabimi i arbitrit sepse ishte i vetëdijshëm që ishte pjesë e lojës.”

Lojtari që i bëri më shumë përshtypje ishte padyshim Zlatan Ibrahimoviç.

“Kur e shikoja në fushë humba përqëndrimin. Gjatë një ndeshje Lazio-Inter në vitin 2009, gjatë një kundërsulmi, ai ngriti këmbën në qiell dhe e çoi topin përpara dhe me atë lëvizje kapërceu dy mbrojtësit e fundit, gjuajti në portë dhe shënoi. Unë mbeta i shtangur.

Në në ndeshje të Inter-Fiorentina, pasi mori një goditje dënimi, ai më tha që të shikoja se çfarë goli do të shënonte”, është shprehur Orsato, një nga gjyqtarët më profesionistë të Italisë dhe Europës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat