Olimpija Lubljana, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit ose Ludogoretsit

Futboll

Olimpija Lubljana, kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit ose Ludogoretsit

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:02
Olimpija Lubljana

Fituesi i ndeshjes mes Ballkanit dhe Ludogoretsit tashmë e njeh kundërshtarin e rrethit të dytë kualifikues të Champions League. Është kampioni i Sllovenisë, Olimpija Ljubljana.

Kjo pasi sllovenët kanë fituar ndeshjen kundër kampionit të Letonisë, Valemira.

Ndeshja e sontme ka përfunduar me rezultat 2-1 për skuadrën sllovene, ndërsa me të njëjtin rezultat në favor të sllovenëve ishte mbyllur edhe ndeshja e parë. 

Takimet e rrethit të dytë kualifikues zhvillohen më 25 e 26 korrik dhe më 1 e 2 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat