​City “dridh” merkaton, vjen goditja bombastike

Futboll

​City “dridh” merkaton, vjen goditja bombastike

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:09
Pep Guardiola

Manchester City është gati të nënshkruajë Joško Gvardiol nga RB Leipzig, me një marrëveshje që tashmë është mbyllur.

Madje, sipas gazetarit Fabrizio Romano, Gvardiol përfundoi sot pjesën e parë të testeve mjekësore me Manchester Cityn në një lokacion sekret.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje për çmimin e qendërmbrojtësit kroat për t'iu bashkuar Manchester Cityt, edhe pse shifrat e operacionit ende nuk janë bërë të ditura.

Gvardiol do të jetë nënshkrimi i dytë veror për Manchester City pas Mateo Kovacić.

Kushtet personale u dakorduan në qershor pasi Jo ško donte të bashkohej vetëm me Man Cityn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat