Stoichkov “zbulon” planin e Messit

Futboll

Stoichkov “zbulon” planin e Messit

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 00:14
Stoichkov e Messi

Hristo Stoiçkov, ish-lojtari i Barcelonës dhe legjenda e kombëtares bullgare, ishte një nga “yjet” e parë që u transferua në SHBA, ku kishte veshur fanellën e Chicago Fire.

Në një intervistë për “El Mundo Deportivon”, ish-sulmuesi ka folur me shumë respekt për zgjedhjen e Lionel Messit, i vetëdijshëm se edhe argjentinasi do ta marrë seriozisht këtë aventurë të re:

“E dua dhe e respektoj shumë Messin. Kushdo që mendon se do të shkojë për shëtitje, nuk e njeh. Ai dëshiron të fitojë”.

Objektivi i “Pleshtit”, sipas Stoichkovit, është pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026:

“Ai synon Kupën e Botës 2026. Qëllimi i parë është Kupa e Amerikës, të cilën ai do ta luajë në shtëpinë e tij dhe do të përgatitet për të.

Kur Messi vendos të bëjë diçka, ai lufton për ta fituar atë. Ai dëshiron të fitojë Kupën “Open US” dhe të arrijë në play-off-in e MLS-së.

Jam shumë i lumtur që Garber, Mas dhe David Beckham kanë nënshkruar me Leon dhe Sergio Busquets dhe ia kanë besuar skuadrën Tata Martinos.

Po hapet një faqe tjetër për MLS-në. Është një ligë shumë konkurruese, nuk ka asgjë për t’i pasur zili askujt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat