City gjen zëvendësuesin te Barcelona

Futboll

City gjen zëvendësuesin te Barcelona

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:11
Logo e Manchetser Cityt

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha, fluturoi me ekipin në SHBA, por ofertat për të vazhdojnë të vijnë.

Pas interesimit nga Arabia Saudite, siç raportohet nga gazetari i “Mundo Deportivo”, Achraf Ben Ayad, tani Manchester City shfaqet si një kërkues i ri për anësorin brazilian.

Sipas “Footmercato”, kampionët e Europës synojnë Raphinha për të zëvendësuar Riyad Mahrez në rast se ai përfondonte largimin nga klubi i “qytetarëve”.

Sipas informacioneve, Barça është e hapur të dëgjojë ofertat për të.

Raphinha është pyetur në disa raste për të ardhmen e tij dhe është përgjigjur duke theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë për Barcelonën, por interesimi i Manchester City mund ta bëjë brazilianin të tundohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat