Mungon vetëm firma

Futboll

Mungon vetëm firma

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:44
Moussa Diaby

Mungon vetëm firma.

Pas disa ditësh negociata anglezët e Aston Villa dhe “aspirinat” e Bayer Leverkusen kanë rënë dakord për transferimin e anësorit francez Moussa Diaby dhe së shpejti pritet të vijë dhe firma e 24-vjeçarit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat, “aspirinat” gjermane kanë pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga skuadra angleze, duke parakaluar kështu ofetën e arabëve të Al-Nassr, me këta të fundit që kishin ofruar vetëm 43 milionë euro për anësorin francez.

Tashmë e vetmja gjë çka pritet është marrja e një vendimi për të ardhmen e tij nga vetë 24-vjeçari, i cili tashmë ka përpara dy oferta atë nga Premier League dhe atë të Kampionatit arab të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat