Super Skuka

Futboll

Super Skuka

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga ndeshja

Gol, fitore me përmbysje dhe kualifikim në Conference League për Xhuliano Skukën dhe Mariborin. Skuadra sllovene, aty ku ish-sulmuesi i Partizanit është huazuar nga francezët e Metzit, mposhti 1-2 maltezët e Birkirkarës.

Dhe kaloi në raundin e dytë, pasi sfida e parë përfundoi në barazim 1-1. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, ndërkohë që Maribori përmbysi gjithçka në dhjetë minutat e fundit.

Skuka u fut në fushë në minutën e 63’, teksa dy minuta përpara fundit shënoi një gol tepër të bukur. Duke i siguruar fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij.

24-vjeçari dibran veproi bukur në krahun e djathtë, iu shmang mbrojtjes kundërshtare, dribloi edhe portierin dhe dërgoi topin në rrjetë. Ky është goli i parë zyrtar për Skukën me Mariborin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat