Morata ia mbath në Arabi?

Futboll

Morata ia mbath në Arabi?

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 22:03
Morata

Edhe pse eshte ne mes te diskutimeve te merkatos ne Serie A me Inter, Roma dhe Juventus qe e duan. Alvaro Morata është tunduar nga ideja për ta pranuar ofertën e Al-Shabab duke e shtuar ankthin te Roma dhe Interi.

Sulmuesi spanjoll është lidhur fuqishëm me një rikthim në Serie A këtë verë, me Giallorossët dhe Nerazzurrët që janë të interesuar për shërbimet e tij.

30-vjeçari ka një klauzolë në vlerë prej 20 milionë euro për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe klubet italiane janë të gatshme ta negociojnë transferimin e tij.

Derisa flitet që Roma i prin garës për Moratan, AS bën të ditur se ai ka marrë një ofertë shumë luksoze nga klubi saudit. Lajmin për interesimin e Al-Shabab e ka konfirmuar princi Abdulrahman Bin Turki Bin Abdulaziz duke thënë se kanë bërë ofertë për sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat