Milani nuk ndalet në merkato

Futboll

Milani nuk ndalet në merkato

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:56
Samuel Chukwueze

Pasi që ka arritur marrëveshje me RB Salzburgun për të transferuar sulmuesin Noah Okafor, Milani tani është afër që të arrijë edhe një tjetër marrëveshje për ta përforcuar më tej repartin e sulmit.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se Milani është afër që të mbyllë marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të krahut të djathtë, Samuel Chukwueze.

Bisedimet po avancojë mes Milanit dhe Villarrealit, ndërsa lojtari veçse ka arritur marrëveshje personale, pasi që e dëshiron kalimin te “Rossonerët”.

Në 207 paraqitje në të gjitha garat me Villarrealin, Samuel Chukwueze ka regjistruar 37 gola dhe 31 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat