Spalletti rrezikon të mbesë papunë

Futboll

Spalletti rrezikon të mbesë papunë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 13:51
Spalletti

Trajneri Luçiano Spaleti dha dorëheqjen nga pankina e Napolit pak ditë pasi fitoi titullin, për shkak të polemikave që pati me presidentin De Laurentis.

Në atë kohë tekniku u shpreh se do të presë ofertat që do të vijnë, por deri tani asnjë e tillë nuk ka trokitur në derën e tij. Këtë gjë e konfirmoi vetë trajneri 64-vjeçar, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

“Askush nuk më ka kërkuar gjatë këtyre dy muajve. 

Nuk e di se kur do të rikthehem, ndoshta në janar.

Ndoshta sezonin tjetër. Ndoshta e mbyll karrierën si trajner me titullin kampion”, deklaroi Spaleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat