Kane refuzon ofertën e Tottenhamit mes lidhjeve me Bayern Munihun

Futboll

Kane refuzon ofertën e Tottenhamit mes lidhjeve me Bayern Munihun

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:07
Harry Kane

Harry Kane thuhet se do të refuzojë ofertën e fundit të Tottenhamit, mes lidhjeve me Bayern Munichun.

Kohëve të fundit, Kane është lidhur shumë me një lëvizje te kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich.

Sipas “The Times”, sulmuesi është gati të refuzojë ofertën e fundit të Tottenhamit për të zgjatur kontratën e tij.

Sulmuesit i është ofruar një marrëveshje e madhe nga skuadra e Premierligës, por ai e ka zemrën të vendosur për një lëvizje te bavarezët dhe shpreson të përfundojë kalimin këtë verë.

Aktualisht, sulmuesi anglez ka vetëm edhe një vit në kontratë me “Spurs”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat