Rooney bën deklaratën e fortë

Futboll

Rooney bën deklaratën e fortë

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:45
Rooney

Duke folur për mikrofonat e “TheAthletic”, Wayne Rooney u ndal edhe te situata e Harry Kane. Sulmuesi anglez po përjeton një ngërç të vërtetë te Tottenham. Një situatë që trajneri aktual në MLS e ka cilësuar si “kurth”: “Më duket se po mbahet, thuajse i burgosur i Tottenhamit.

Kam ndjesinë se do ta ketë shumë të vështirë të largohet nga Spurs”.

Kujtojmë se 30-vjeçari ka vetëm një vit kontratë dhe do të donte të provonte një aventurë të re me shanse fitimi trofesh të rëndësishëm, por klubi nuk e lë të largohet. Për të janë interesuar klube të kalibrit të Bayern Munich, Real Madrid dhe Manchester United.

Çdo gjë e ka një arsye. Wayne Rooney beson se sulmuesi anglez është profili i përsosur për Manchester United e ri.

Ai shpreson shumë që drejtuesit e lartë të “Djajve të Kuq” do të bëjnë përpjekje dhe do të përpiqen të nënshkruajnë me Kane:

“Për mendimin tim, Harry Kane do të ishte lojtari perfekt për Manchester United. Nëse arrijnë të nënshkruajnë më atë, Kane do t’i jepte një dorë të pabesueshme Manchester United dhe do të rriste ndjeshëm shanset për të fituar”.

Ish-legjenda ka shprehur mendimin e tij, tani i takon klubit të vendosë nëse do ta marrë parasysh apo do të shkojë në rrugën e vet. Sigurisht, cilësitë e Harry Kane nuk diskutohen nag askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat